Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama u dorëzohet mangësive në Kadastër: Ka shumë ankesa, bashkitë duhet të ndërhyjnë

Rama u dorëzohet mangësive në Kadastër: Ka shumë

Kryeministri Edi Rama ka pranuar problematikat që ndeshen me institucionin e Kadastrës. 

Në takimin me kryetarët e bashkive, Rama u kërkoi që të ngrenë një zyrë të ndihmës juridike për Kadastrën, pasi ka shumë ankesa dhe vonesa. 

“Kadastra, në bashkëpunim me çdo bashki, por këtu duhet angazhimi juaj, të ndërtojë planet prioritare të legalizimit. Në mënyrë që të legalizojmë procesin dhe ta bëjmë më të drejtë e transparent për aplikuesit duke vendosur një sistem ku ata që kanë aplikuar më parë janë të parët për të marrë përgjigje, po ashtu përcaktimi i zonave prioritare.

Të kemi një punë të përbashkët dhe të koordinuar më të mirë. Duhet patjetër që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën. Ka shumë ankesa për kadastrën, por shumë prej tyre vijnë nga moskryerja e aplikimit në mënyrë të rregullt ligjore.

Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike enkas për shërbimin e kadastrës dhe legalizimeve. Është diçka që do të lehtësojë maksimalisht qytetarët në mënyrën e kuptimit sesi bëhet një legalizim. Këtë do ta ndjekë ministri i Pushtetit Vendor”, tha Rama.

Të fundit