Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
Rama u hedh fajin prindërve: Të japësh telefonin fëmijës, si t’i japësh “rrugaçin e lagjes” për shok
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me prindërit në shkollën “Janaq Kilica”, duke u përpjekur të bindë qytetarët se faji për ndikimin e rrjeteve sociale tek fëmijët është kryesisht i tyre.
“Në momentin që i jep fëmijës telefonin dhe nuk e kontrollon, është njëlloj sikur t’i japësh një ‘rrugaç për shok’,” tha Rama, duke e konsideruar prindërimin si zgjidhjen kryesore për problemet që vetë qeveria nuk arrin t’i menaxhojë.
Kryeministri zgjodhi të lavdërojë Australinë, që ka kaluar një ligj për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, por nuk ofroi asnjë plan konkret për Shqipërinë, përveç akuzave të përsëritura ndaj familjeve për mungesën e kontrollit.
“Teknologjia nuk e zgjidh dot problemin, por fajin e kanë prindërit që nuk ndërhyjnë. Gjithçka fillon nga familja,” deklaroi ai, duke lënë në hije përgjegjësinë e qeverisë për krijimin e një sistemi të sigurt dhe të mbrojtur për të miturit.
Rama, që vetë përdor rrjetet sociale si platformë kryesore për të sulmuar kundërshtarët dhe promovuar propagandën qeveritare, duket se harroi të përmendë efektet negative të këtij shembulli për të rinjtë. Ndërkohë, prindërit mbeten pa asnjë ndihmë reale nga shteti, ndërsa ai i ngarkon me barrën e një sfide globale.