Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘u jep mend’ grave: Turruni nëpër gjitonë, burrë më burrë e mbyllini në shtëpi në 14 maj

Rama ‘u jep mend’ grave: Turruni nëpër gjitonë,

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Pogradec.

Në fjalën që mbajti, Rama u ka kërkuar grave, burrat e të cilave janë mbështetës të opozitës, që t’i mbyllin në shtëpi në ditën e votimit.

“Ata nuk ndërrojnë dot një llambë, ju pëlqen errësira, ju pëlqen pisllëku. Ju pëlqejnë ndërtimet pa leje. Do i kërkoja grave këtu që i kanë burrat me mendjen mbrapsht, që t’i mbyllin burrat në shtëpi në 14 maj. Këto janë zgjedhje sesi do të jetë rruga kur të dalim nga shtëpia.

Po rrugët do vijojnë të jenë të ndriçuara, që kur vajzat të kthehen në shtëpi natën, familjarët të mos rrinë me ankth se mos i ha ujku? Vota e zgjedhjes së kryetarit të bashkisë është vajtja në Pazar të blesh kalin e të tërheqësh karrocën.

Gomari është personalitet, ka mbajtur perëndinë mbi shpinë. Për më tepër sot, le ta themi se janë në ditën më të keqe, janë të diskredituar totalisht, nuk i do njeri t’i shohë me sy. Lufta e tyre për të fituar ndonjë bashki tek-tuk është për t’i mbajtur peng dhe për të paguar autobusët të nxjerrin njerëzit që të thonë “Rama ik” atje. Edhe unë këtu jam. Unë do iku kur ta vendosim bashkë. Ata për mua janë bërë si hudhra. Do i thuash burrit si do marr rrugën unë të votoj Like Floririn? Se ai tjetri nuk është fare as në fletën e votimit. Tani turruni nëpër gjitonë, burrë më burrë, koka mbrapa, çelësi mbyllur brenda”, u shpreh Rama.

 

Të fundit