Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama u kërkon fermerëve të punojnë me ‘syrin e inovacionit’: Ka mbaruar koha e bujqësisë së mbijetesës

Rama u kërkon fermerëve të punojnë me ‘syrin e

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me fermerët, ku u prezantua garancia sovrane në dispozicion për të financuar kolateralin e kredive të bujqësisë, pjesë e paketës mbështetëse prej 4 miliardë lekësh.

Rama u shpreh se: Koha e bujqësisë së mbijetesës, e subvencioneve pa kriter, ka mbaruar. Ka mbaruar edhe koha e bujqësisë së atyre që mbeten në kufijtë e ngastrës së tyre, pasi është e pamundur, sado të garantojë shteti për ata, që të garantohet një e ardhme më e mirë.

Sipas Ramës është koha që fermerët të nisin të punojnë me praktika të tjera, të cilat përshtaten me kohën.

“Në sektorin e të gjitha punëve të fshatit është e domosdoshme që të shikohet e ardhmja me syrin e inovacionit, e sinergjive të reja, e sipërmarrjes, e cila beson tek investimi i kapitaleve, por edhe të ndërveprimi me bankat”, tha Rama.

Të fundit