Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama u përgjigjet kritikëve: Ky projekt është hakmarrje për ata që thanë se stadiumi është vend për shopping

Rama u përgjigjet kritikëve: Ky projekt është hakmarrje

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e qendrës së kreativitetit teknologjik “TUMO”, e cila u hap në ambientet stadiumit ‘Air Albania’.  

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi këtë projekt si një hakmarrje për ata që e kritikuan dhe që sipas tij e cilësuan më shumë si një vend për shopping.

Është një moment hakmarrje ndaj atyre që kundërshtuan ndërtimin nga themelet stadiumin, ndaj gjithë atyre që thoshin se po ndërtohet për të bërë shopin, apo atyre që thoshin se shkallët e stadiumit të ishin të pashfrytëzueshme.

Shqipëria është vendi i tretë pas Berlinit dhe Parisit, por do jemi i pari që do ketë Tumos e dytë dhe të tretë”, u shpreh kryeministri.

Të fundit