Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama "ultimatum" kompanive që japin paga fiktive: Të vetërregullojnë listëpagesat, deri më 20 janar

Rama "ultimatum" kompanive që japin paga fiktive: Të

Në konferencën e fundit për këtë vit, kryeministri Edi Rama iu dha "ultimatum" kompanive që deklarojnë paga fiktive për t'i vetrregulluar deri më 20 janar. Në të kundërt, tha Rama, do të nisin hetimet për evazion. Ai theksoi se evazioni dënohet me burg.

Kjo deklaratë e Ramës erdhi teksa komentoi skandalin e pagave, të cilin e konsideroi të papranueshëm. Ai shtoi se Prokuroria do të çojë para drejtësisë përgjegjësit e këtij skandali.

“Vijmë tek pagat. Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese, por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon Prokurorisë, e cila po heton në mënyrë intensive. Kam arsye të besoj se do kemi rezultate dhe kush e ka bërë, do përgjigjet para ligjit.

Në këndvështrimin më afatmesëm, kjo ngjarje mund të quhet edhe siç thuhet, jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Ekspozimi i të dhënave personale me pagat është i papranueshëm, por nga ana tjetër, sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e gjithë shqiptarëve që kanë parë atë pasqyrë. Askush mos të thonë se po sulmojmë dikënd. Ne kemi kohë që i dimë pagat. Nuk është një situatë e ngjashme me ato më parë, por është e papranueshme.

Askush nuk na thotë dot që po sulmojmë mediat duke kërkuar nga të gjitha kompanitë që japin paga fiktive të rregullojnë deklarimet. Drejtoria e tatimeve do të nisë një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë me deklarime fiktive, duke kërkuar që të vetrregullohen me vetdeklatrimet e reja deri më 20 janar. Në rast të kundër do të ketë hetim të thelluar për evazion, i cili dënohet me burg”, tha Rama.

 

Të fundit