Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “ultimatum” socialistëve: Shkoni në Kuvend për të votuar ose do t’iu heq rrogën

Rama “ultimatum” socialistëve: Shkoni në Kuvend për

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer disa kritika për deputetët socialistë, ndërsa janë duke zhvilluar mbledhjen e grupit.

Sipas burimeve, Rama i ka kërkuar socialistëve të paraqiten në Kuvend dhe të votojnë projektligjet, ose në të kundërt do të ndëshkohen. Për këtë të fundit, kryeministri ka paralajmëruar se do t’iu hiqet 1/3 e pagës për çdo mungesë në votim.

Në mbledhjen e sotme të grupit, socialistët propozuan nga tre emra secili për Presidentin e ri.

Njëherazi në mbledhje u mor edhe vendimi për Orlando Rakipin, pasi babai i tij Aqif Rakipi, u shpall ‘non grata’ nga SHBA. PS vendosi të mos e përjashtojë Orlandon, duke theksuar se është përgjegjësi individuale babait të tij.

Të fundit