Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘ultimatum’ studentëve: Nëse nuk vaksinoheni, nuk hyni në auditor!

Rama ‘ultimatum’ studentëve: Nëse nuk vaksinoheni, nuk

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në qendrën shëndetësore nr. 1 në Tiranë pohoi se asnjë student i pavaksinuar nuk do të lejohet të hyjë në auditor.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, Rama shtoi se i njëjti ‘kusht’ vlen edhe për mësuesit edhe administratën që punojnë në mjedise publike.

“Vaksina jo domosdoshmërisht të mbron nga infektimi edhe pse numri i të infektuarve mes të vaksinuarve është mjaft i ulët. Por nëse vaksinohesh të mbron nga vuajtjet. Kurse mosvaksinimi të çon deri në vdekje. Studentët që nuk vaksinohen nuk do të hyjnë në auditor, sepse nuk ka mundësi që pjesa që është e vetëdijshme që do të mbrohet të kërcënohet nga ata që jetojnë me teoritë e konspiracionit apo me frikëra antishkencore. E njëjta gje vlen për mësuesit, për administratën. Aty ka mjedise publike ke detyrime të vaksinohesh”, ka thënë Rama.

 

Të fundit