Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Unë po bëj çmos për të intensifikuar vaksinimin, opozita po vendos interesin partiak

Rama: Unë po bëj çmos për të intensifikuar

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook shkruan se qeveria po  bën çmos, për të intensifikuar vaksinimin, ndërsa sulmon opozitën pasi sipas tij po vendos interesin partiak, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.

“Lufta për t'u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë!

Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve...

Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t'ia dalim, medoemos”, shkruan Rama.

Të fundit