Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama uron festat e nëntorit me Dua Lipën: Gëzuar me qytetaren më të re të Shqipërisë

Rama uron festat e nëntorit me Dua Lipën: Gëzuar me qytetaren

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë shqiptarët për festën e flamurit me këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, e cila një ditë më parë mori shtetësinë shqiptare.

“Me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, shkruan Rama, ndërsa Dua shfaqet me pasaportën shqiptare në duar.

Kujtojmë që Lipa do të mbajë sot një koncert në Tiranë për nder të festës së flamurit. 

Të fundit