Flash News
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Zbulohet një bazë e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari
Dikur e quajti 'kërcënim për Amerikën', sot Rama e konsideron Trump-in 'privilegj'
Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve.
Rama shkruan në X se ishte nder të punonte me Joe Biden, dhe se tashmë do të jetë privilegj të punojë me Trump.
“Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, shkruan Rama.
Congratulations to @realDonaldTrump on this remarkable victory????????
— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2024
It was a true honor to work alongside the 46th President of the United States to strengthen the bond between our two countries. I look forward to the great privilege of working with the 47th President to further… pic.twitter.com/mg6lniTER4
Por, në vitin 2016, Rama e cilësoi Trump-in si një rrezik për SHBA-në.
"Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe pa dyshim është kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro amerikane. Do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe do të ishte kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane", deklaronte asokohe Rama.