Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Vaksinat na i ka dhënë një vend i BE-së, nuk e them dot emrin

Rama: Vaksinat na i ka dhënë një vend i BE-së, nuk e them
Foto gjatë konferencës

Disa orë para nisjes së vaksinimit kundër koronavirusit në vendin tonë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë folën për këtë proces.

Ai tha se dozat që do të përdoren sot ia janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda BE. Rama tha se nuk është Greqia dhe se nuk është i autorizuar që t'ia thotë emrin.

“Nëse do prisnim  COVX, nuk e dinim sa do të zgjaste pritja. Jemi në kontakt sepse ne e kemi sot të siguruar rrugën e vaksinës me doza të parashikuara muaj pas muaji duke filluar nga java e 3-te e janarit me Pfizer. Qëllimi është të rrisin kapacitetin vaksinues, duke rritur prurjet për vaksinën Pfizer dhe duke i hapur rrugë AstraZeneca.

Njëkohësisht kemi hapur 4 kanale të tjera bilaterale në katër vende. Dhe vaksinimi sot është si rezultat i njërës prej vendeve të BE që nuk jam i autorizuar t'ia them emrin.  Nuk është Greqia. Procese ndërveprimi për vaksinën që janë të llojeve të ndryshme. Ka proces ku  një vend X është i gatshëm që të jap një pjesë se nuk i përdor dot të gjitha menjëherë dhe ato t’i shesë, për fat të mirë në gjithë kanalet ku tregtohet vaksina Pfizer çmimi është i njëjtë për të gjithë, ka kanale ku veprohet me këmbim, ku një vend kërkon më shumë doza në X kohë dhe një tjetër i garanton se këto doza do i marrë me shkëmbim, duke i kthyer pas. Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, unë jam pretendent për vendin e parë", tha Rama.  

Të fundit