Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Vaksinimi i qytetarëve do të bëhet tek Stadiumi “Air Albania”

Rama: Vaksinimi i qytetarëve do të bëhet tek Stadiumi “Air

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin sot në spitalin Infektiv ku takuan mjekët dhe i falenderuan për punën e bërë deri më tani, ndërsa njoftuan se ata do të jenë të parët që do të marrin vaksinën.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij kryeministri deklaroi se vaksinimini  i qytetarëve do të bëhet pranë stadiumit "Air Albania", ku edhe po punohet për të ngritur strukturën e përshtatshme.

“Edhe shtetet e mëdha dozat që po marrin janë shumë më pak se ishte parashikuar. Për fillimin është problem. Unë kam folur me disa kryeministra këto ditë dhe shifrat janë shumë më pak se kishin premtuar ata. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet dhe pavarësisht marrëveshjes me kompaninë e Pfizerit jemi shumë afër edhe me AstraZenec-ën dhe Modernën. Dhe pastaj duhet që të merren vesh shteti me shtetet e tjera. Bullgaria do japë për Maqedoninë e Veriut njësoj si për ne 100 doza. Kemi shumë besim që për ekipin e Infektivit që do të jetë i pari që do të vaksinohet do të jetë shumë shpejt.

Do të financojmë një projekt te stadiumi "Air Albania" për të vendosur ekipin që do të bëjë vaksinën. Pasi thuhet se vaksina duhet të bëhet në mjedis të hapur. Shumë shpejt do fillojmë me vaksinim. Do vazhdojmë me të gjithë mjekët, mësuesit dhe punonjësit e policisë. Të gjithë thonë se në mars-prill dozat do vazhdojnë jenë shumë dhe do ketë dhe teprica”, tha Rama.

Të fundit