Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vazhdon me 'ëndrrën hapsinore': Territorin do e monitorojmë me dron!

Rama vazhdon me 'ëndrrën hapsinore': Territorin do e

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të hënë se territori shqiptar do të monitorohet përmes një teknologjie të re.

Pas dështimit të satelitëve "Albania 1 dhe 2" për të cilët u investuan 6 mln dollarë dhe supozohej të mbronin territorin nga ndërtimet e paligjshme Rama deklaroi sot se territori do të monitorohet nga hapsira me dron. 

Kryeministri theksoi se qeveria është në proces të nisë monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit ku do të ndiqet sipas tij çdo gjë që ndodh në territor përmes dronëve.

Ka nevojë për riorganizim të mëtejshëm e kam thënë prej kohësh, nuk është thjesht çështje inspektimesh po vendosje në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi shumë afër dhe në këtë aspekt, kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut.

Pjesë e këtij plani dhe monitorimi i shkollave. Jemi në proces të nisim edhe monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit ku do ndjekim çdo gjë që ndodh në territor përmes dronëve.

Kjo do na çojë komplet në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim.

Nuk është një proces që nuk merr parasysh se këtu duhet të krijojmë harmoni për bashkëjetesë mes atyre që plot të drejtë kanë të drejtë të kalojnë në hapësirat dhe të qëndruar lirisht në hapësira komunitare dhe atyre që bëjnë një biznes të vogël në këto hapësira.”, tha Rama.

Të fundit