Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vazhdon ‘show-n’ me pensionistët: Nuk ua kemi rritur pensionet se s’mjafton fondi i kontributeve

Rama vazhdon ‘show-n’ me pensionistët: Nuk ua kemi rritur

Edhe pse janë shtresa për të cilën qeveria interesohet më pak, gjë që e pranoi edhe vetë kryeministri Rama, pensionistët janë kthyer së fundmi në tragetin e kryesocialistit.

Rama ka nisur një tur takimesh si një ‘show’ që kërkon t’u tregojë pensionistëve se qeveria është aty për ta, edhe pas rritjes me 7 mijë lekë të pensioneve.

Së fundmi, Rama ka treguar gjatë një takimi me ta se pensionet nuk janë rritur njësoj si paga, pasi varen nga kontributet. Duke justifikuar dështimin e qeverisë së tij Rama, tha se pensionistët janë më shumë në numër se kontribuesit.

“E vetmja kategori që nuk ka përfituar nga rritja është kategoria e pensionistëve, për të cilët ne i kemi bërë shumë gjëra, por akoma nuk e kemi bërë atë gjë që ju e prisni dhe që ne e kemi objektiv qysh ditën e parë që jemi ulur në qeveri. Po pse na është dashur 10 viteve që të bëjmë këtë bisedë? Sepse rritja e pensioneve nuk është si rritja e pagave. Pagat rriten në bazë të taksave, pensionet në bazë të kontributeve. Sot secili prej jush merr nga fondi i atyre që sot janë në punë dhe derdhin një sasi të caktuar në sigurime shoqërore. Ky fond është i pamjaftueshëm. Ndryshe nga pagat, pensionet janë investimi sot për 15, 20, 30, 40 vjet i kujtdo që është në punë. Në fillimet e këtij procesi të demokratizimit kemi pasur një katastrofë të infrastrukturës së prodhimit dhe kemi pasur një dalje masive në një moshë shumë të re. Kjo ka rritur edhe numrin e pensionistëve, duke bërë që kontribuesit të vendosen në raport jo të drejtë me pensionistët”, tha Rama.

Të fundit