Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vendos studenten 20-vjeçare si Sekretare të Rinisë: Flet më bukur se Lulzim Basha dhe zgjohet më herët se ai

Rama vendos studenten 20-vjeçare si Sekretare të Rinisë: Flet
Bojkena Basha, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama emëroi studenten 20-vjeçare Bojkena Basha në krye të  Sekretariatit të Rinisë. Në prezantimin që i bëri gjatë Asamblesë, Rama vlerësoi 20-vjeçaren, duke ironizuar kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha.

Për Ramën, Bojkena Basha flet më bukur se Lulzim Basha dhe se zgjohet shumë më herët se ai. Me batutë ai ka thënë se kryetarja e Sekretariatit të Rinisë nuk ka lidhje me të dhe me bashkëshorten e tij, pasi është nga Durrësi.

"Sekretare së Rinisë, Brikena Basha vullnetare 20-vjeç që spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, përtej kalimeve është student dhe aktiviste shumë e mirë. Flet më bukur se Basha, zgjohet shumë më herët se ai, ndryshon se thotë atë që mendon e mendon atë që thotë. Nuk është tironse, s’ka lidhje me Linda Bashën, jeton në Durrës, por as nga Durrësi nuk është, as lidhje me mua nuk ka", tha Rama.

 

Të fundit