Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vijon sulmet ndaj drejtësisë: Pas Gjelit, vë në shënjestër gjyqtarin e Tiranës

Rama vijon sulmet ndaj drejtësisë: Pas Gjelit, vë në

Pas prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sërish ndaj sistemit të drejtësisë. Rama këtë herë ka vënë në shënjestër gjyqtarin Hazbi Balliu në Tiranë.

Rama pretendon se Balliu ka marrë një vendosur masë sigurie në favor të ndërtuesve pa leje, duke u dhënë atyre pronësinë e një pallati të konfiskuar nga shteti dhe vënë në përdorim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

“Fatkeqësisht as Gjeli as Balliu nuk janë të vetmit prokurorë e gjykatës që po mbajnë gjallë në sistemin tonë të drejtësisë forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit, të komunitetit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, sa herë që përballë tyre gjenden subjekte të biznesit të madh,” shkruan Rama.

Kryeministri akuzoi institucionet e qeverisjes së gjyqësorit për pasivitet përballë vendimeve që ai i konsideron “abuzime ulëritëse”.

“Ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre?”, pyet Rama, përgigje të cilën ndoshta ai e di, por s’e pohon dot.

Ky është episodi i dytë brenda pak ditësh ku kryeministri godet publikisht gjyqtarë dhe prokurorë, duke nxjerrë në pah tensionet mes ekzekutivit dhe drejtësisë së re pas reformës.

Kujtojmë se disa javë më parë, kreu i qeverisë sulmoi Elsa Gjelin, duke e akuzuar se kishte heshtur përballë ‘kriminelëve’ që kishin ndërtuar pa leje në Theth. Prokurorja e Shkodrës kërkoi mbrojtje nga KLP për deklaratat politike të kryeministrit.

Të fundit