Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vijon me premtime elektorale: Ushatarakët do paguhen mbi mesataren e lartë të NATO-s

Rama vijon me premtime elektorale: Ushatarakët do paguhen mbi mesataren e

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të enjte në ceremoninë e gradimit ushtarak të kampionë shhqiptarë olimpikë në rang botëror e evropian, të cilët nga sot bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

E në prag fushate zgjedhore, kryeministrit vijon me premtimet për rritje pagash. Këtë herë deklaroi se ushtaratë e FA-së do të paguhen mbi mesataren e lartë të NATO-s. Rama mbi të gjitha tha se ky premtim do të realizohet jo në 10 vite, por shumë pak vite

“Vijmë sot këtu për të kurorëzuar një përpjekje që ka filluar prej kohësh, duke u dhënë dorën sportistëve tanë më të mirë dhe duke u bërë të mundur atyre q ë të ndihen ngrohtë në vendin e tyre. I kemi rritur pagat e forcave të armatosura dhe do të vazhdojmë t’I rritim Ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-së dhe kjo do të ndodh jo pas 10 vitesh por në pak vitet në vijim”, tha ai.

Deklarata e Ramës për rritje pagash në FA vjen pas premtimit për rritjen e pagës në nivelin e 900 euro dhe për rritjen e pensionit për moshën e tretë. Këtë të fundit e pohoi dje edhe zv.kryeminsitrja Belinda Balluku e cila tha se do të ndodhë në harkun kohor të dy viteve.

Të fundit