Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vijon presionin ndaj zgjedhësve: Nëse zgjidhni kandidatët e opozitës, mos shkoni të votoni fare

Rama vijon presionin ndaj zgjedhësve: Nëse zgjidhni kandidatët e

Kryeministri Edi Rama po vijon prej ditësh një fushatë denigruese ndaj opozitës, dhe jo vetëm me postera e banera, por tani edhe me deklarata.

Nga qyteti në qytet e fshati në fshat, Rama po përhap deklarata kërcënuese për zgjedhësit të cilët i shtyn të mos votojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë”. E akoma më keq, sot në takimin me banorët e Mallakastrës iu ka kërkuar të mos votojnë fare nëse duan të zgjedhin pikërisht kandidatët e opozitës.

Duke vijuar me nofkat ofenduese si “zorra qorre”, Rama deklaroi para banorëve se nëse duan të zgjedhin PD-në, do e kuptojnë më vonë se çfarë kanë bërë.

“Për tifozllëk janë shumë që nuk e shikojnë dot me sy PS dhe mua, por mjafton një shtypje butoni dhe përfundojnë tek ai i zorrës qorre. Doni të ngatërroni punë, futuni tek zorra qorre dhe kaq. Ata që i ka mbetur ora tek PD do e kuptojnë më vonë, po nuk u hoq zorra qorre nuk ecën. Nga ana tjetër zorra qorre ne fletë votimi ka Liken. A e kuptoni se çafrë do i thoni gjyshit, njëherë ikëm para. Ne na akuzojnë për komunistë, por të përfundosh tek Likja është pak e rëndë. Më mirë mos shkoni fare të votoni. Kursejani gjyshërve tuaj rrokullizjen 7 herë në krevat. Me këta demokratët është zili, punën nuk e dinë këta, ne i shërbejmë njësoj si gjithë të tjertët dhe prapë nuk e dinë. Zgjedhja është se ça kali do marrësh për 4 vjet për të tërhequr karrocën”, deklaroi Rama.

Të fundit