Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vijon turin ballkanik, sot në Serbi për një takim me Vuçiç

Rama vijon turin ballkanik, sot në Serbi për një takim me

Pas vizitës në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ku nuk pati takim me kryeministrin Albin Kurti, Rama vijon sot turin ballkanik në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi.

Rama do të takohet në Sarajevë me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp.

Rama do të pritet në Mal të Zi në orën 13:45 nga Dritan Abazoviç. Kryeministri do të zhvillojë një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi, Ram do t’i drejtohet Serbisë ku do të ketë një takim me presidentin Aleksandër Vuçiç, rreth orës 20:00, që do të përmbyllet me një darkë pune.

 

Të fundit