Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vizitë në Vjenë: Synojmë njehsimin e diplomave në universitetet evropiane

Rama vizitë në Vjenë: Synojmë njehsimin e diplomave në

Kryeministri Edi Rama ka kryer një vizitë një-ditore në Vjenë, i shoqëruar edhe nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi.

Ndërsa poston videon nga takimi me rektorin dhe drejtuesin e Universitetit austriak BOKU, Rama sqaron se me këtë vizitë që vjen në kuadër të mbështetjes për Universitetin Bujqësor të Tiranës për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve europiane, deri në njehsimin e diplomave.

Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit #Shqipëria2030, që synon hapjen e madhe të universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjioze europiane, deri në njehsimin e diplomave”, shkruan Rama.

Të fundit