Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vizitë të papritur në Turqi, për çfarë u takua me Erdogan

Rama vizitë të papritur në Turqi, për çfarë u

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Turqisë, ku është takuar me presidentin turk Rexhep Erdogan.

Takimi është bërë i ditur nga vetë Rama, i cili ka ndarë një foto nga takimi në rrjetet sociale.

Takimi mes tyre u mbajt në Kompleksin Presidencial, por nuk dihet se çfarë kanë biseduar.

Vizita vjen pak kohë pas mbylljes së kopshtit të kolegjit “Turgut Ozal” dhe kolegjit të vajzave “Mehmet Akif”, çka në media është komentuar se ka qenë kërkesë nga Erdogan.

Po ashtu, Rama tha se gjatë takimit të fundit me Presidentit turk në muajin gusht ka folur për marrëveshjen e furnizimit me dron “Bayraktar”.

Gjatë një interviste disa javë më parë, Rama tha se Shqipëria do të marrë 6 dron nga Turqia, të cilët do të përdoren për shërbime civile.

 

Të fundit