Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama viziton policin që rrezikon humbjen e syrit në spital: Do ta çojmë në Turqi

Rama viziton policin që rrezikon humbjen e syrit në spital: Do ta
Kryeministri Edi Rama viziton policin e plagosur

Kryeministri Edi Rama ka garantuar dërgimin e policit të plagosur në ditën e parë të protestës për kurim të specializuar në Turqi, për shkak se rrezikon të humbë shikimin në njërin sy.

Gjatë vizitës, Rama bisedoi me mjekët e QSUT-së për gjendjen aktuale shëndetësore, të cilët konfirmuan se është më e stabilizuar

“Fola me familjarët dhe u thash për të vënë në kontakt për në Turqi. Doktoreshë. Kush nuk ka ardhur në duart tuaja dhe janë shumica dhe nuk e dinë se ca flasin e di shumë mirë që ju jeni komplet tjetër gjë ca flasin njerëzit pa lidhje. E dimë që ndërhyrja duhet për kujdes maksimal Se siç e di në Shqipëri…. Edhe për merakun e prindërve edhe për Fadilin thamë ta çojmë në Turqi. Do të çojmë atje të marrësh ndërhyrjen e nevojshme. Mund të ketë shpresë.”

Këto janë kosto. Pa pritur pa kujtuar i bën tjetrit atë që kurrë nuk do ja bënte në kushte normale. Mendoj që më e keqja ka kaluar”, tha Rama.

Të fundit