Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama viziton sot në Kosovë familjen e ish-presidentit Thaçi

Rama viziton sot në Kosovë familjen e ish-presidentit Thaçi

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë. Pak javë më parë, Rama shkoi në Hagë, ku takoi Thaçin në ambientet e paraburgimin.

Kujtojmë që Thaçi akuzohet për krime lufte. Më pas Rama së bashku me disa nga ministrat e kabinetit të tij do të vizitojë dy fabrika të një eksportuesi nga Kosova.

Ndërsa nesër do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Prishtinë. Draft-marrëveshjet janë gati që prej 10 qershorit.

Mbledhja e fundit e dy qeverive Shqipëri-Kosovë është mbajtur në nëntor.

Të fundit