Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama viziton spitalin Covid 3, i përgjigjet akuzave të PD: Pandemia nuk na ka kapur të papërgatitur

Rama viziton spitalin Covid 3, i përgjigjet akuzave të PD: Pandemia
Edi Rama viziton Covid 3

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, spitalin Covid 3, teksa shprehet se ky spital është gati.

Duke u dhënë edhe një përgjigje deklaratave të PD se pandemia e ka gjetur vendit të papërgatitur, Rama theksoi se lufta kundër Covid nuk e ka zënë shtetin të papërgatitur.

Më tej ai shtoi se stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri.

“E kemi thënë dhe e rithemi: Spitalet Covid 3 dhe 4 janë gati dhe asnjëherë, asnjë çast, qyshse ka nisur kjo luftë, nuk jemi kapur të papërgatitur, përkundrazi.  Stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri”, thotë Rama.

Ndërkohë mjekja Najda Çomo theksoi se spitalet Covid 3 dhe 4 janë gati, por ka ende kapacitet në dy spitalet e tjera.

“Në strukturën e re të covid 3 është përfunduar si strukturë në aspektin fizik dhe në aspektin e burimeve njerëzore. Është instaluar oksigjeni në cdo shtrat. Elementë i rëndësishëm është pajisja me respirator për aq sa mundet të kenë nevojë pacientët. Pjesa tjetër është trajnimi prej disa muajsh i burimeve njerëzore qoftë i mjekëve specialiste, qoftë i personelit infermieror që kanë mbi 5 muaj që trajnohen.

Kemi numër të shtuar pacientë, por kemi kemi kapacitete dhe nuk është e nevojshme për të hapur një spital pa shfrytëzuar në maksimum dy spitalet Covid1 dhe 2”, tha Çomo.

 

 

 

Të fundit