Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama voton: Uroj që problemet me aparaturat të mos dekurajojnë zgjedhësit

Rama voton: Uroj që problemet me aparaturat të mos dekurajojnë

Kryeministri Edi Rama ka votuar sot në një prej qendrave të votimit në Surrel. Kryetari i Partisë Socialiste shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe dha një mesazh për qytetarët.

Rama tha se uronte që në ato zona nuk punonin aparaturat, të mos ketë ndikuar dhe u bëri thirrje njerëzve që të rikthehen të votojnë.

“Besoj janë thënë të gjitha ato që janë thënë, tani është momenti i qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat dhe që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë”,-tha kryeministri Rama.

Deri më tani kemi pasur probleme në disa qendra ku pajisjet e identifikimit biometrik nuk funksiononin dhe si pasojë KQZ urdhëroi vijimin manualisht të procesit.

Të fundit