Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama zbardh diskutimet me Çuçin: Ndenji mbi 20 minuta në Kryesi, për çfarë këmbëngulte

Rama zbardh diskutimet me Çuçin: Ndenji mbi 20 minuta në

Kryesocialisti Edi Rama ka zbardhur diskutimet me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë mbledhjes në Kryesinë e PS-së për miratimin e listës shumëen%rore të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij nënjë aktiviteti ku po prezanton kandidatët për deputetë, Rama tha se Çuçi ka këmbëngulur që të vendosej në “vijën e zjarrit” në listën e Qarkut të Gjirokastrës dhe jo në zonën e sigurt. Ministri Çuçi renditet i treti në listën e PS-së në Gjirokastër.

“Dua të veçoj Bledi Çuçin, drejtuesin e listës sonë në Gjirokastër, i cili ndenji më shumë se 20 minuta në Kryesi, duke këmbëngulur që të mos qëndronte te kufiri bazë, po te kufiri maksimal. E solla si shembull. Ai kërkoi të rrezikojë deri në fund, duke kërkuar të vendoset i treti. Falënderimin tjetër e kam për Dionisin, që iu përgjigj menjëherë, pa asnjë ngurrim, ftesës, kërkesës për t’u përfshirë në këtë betejë, duke u larguar nga një zyrë, jo për të braktisur Dibrën, por për ta forcuar atë. Një socialist pasionant, që do të jetë një vlerë e shtuar në përpjekjen tonë të përbashkët për Dibrën”, tha Rama.

Të fundit