Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama zbardh propozimin e Gjiknurit: Sekretariati i PS do të zgjerohet me dy poste të tjera

Rama zbardh propozimin e Gjiknurit: Sekretariati i PS do të zgjerohet me dy

Kryeministri Edi Rama zbardhi propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në mbledhjen online të Asamblesë. 

Sipas Ramës, në Kongresin e PS pritet që Sekretariati i PS të zgjerohet me dy poste të reja, si propozim i Gjiknurit.

“Sfida më e madhe ende e pazgjidhur e një marrëdhënieje të re organike mes përfaqësuesve dhe zgjedhësve. Sekretari i Përgjithshëm do të bëjë paraqitjen e të gjithë punës së bërë nga sekretariati. Të gjithë do të raportojë për punën dhe vizionin e tyre lidhur me atë rol si dhe objektivat e tyre për të realizuar atë vizion.

Gjë që do të kërkojë edhe miratimin e kongresit ku do të shtoj se me kërkesë të sekretarit të përgjigjëm e konsideroj të arsyeshme që të zgjerohet sekretariati me dy të tjerë. Diskutimet e hapura do të lihen me funksionimin e punës”, tha Rama.

Të fundit