Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama zbardh takimin me zyrtaren e DASH, dhurata që i jep

Rama zbardh takimin me zyrtaren e DASH, dhurata që i jep

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me zyrtaren e lartë të DASH-it, Karen Donfried, me të cilën zhvilloi një takim mëngjesin e sotëm, që zgjati rreth një orë e gjysëm.

Krahas fotove nga takimi, të publikuara në rrjetet sociale, Rama bën me dije se me Donfried kanë diskutuar për ecurinë e reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për nismën “Ballkani i Hapur”.

Në fotot e publikuara, shihet se kryeministri i ka dhuruar Donfried një çantë me motive tradicionale shqiptare.

Zyrtarja e DASH është takuar edhe me përfaqësues nga opozita. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka zbardhur detaje nga diskutimi.

Të fundit