Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama zbret në Athinë pas vizitës në Turqi: Për një drekë pune me Mitsotakis

Rama zbret në Athinë pas vizitës në Turqi: Për një

Kryeministri Edi Rama sapo njoftoi se ka mbërritur në Athinë, pas vizitës dyditore në Turqi. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se do të zhvillojë një drekë pune me homologun e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Rama thekson se do të diskutojë me kryeministrin grek mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19, si dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, shkruan Rama.

Rama zbret në Athinë pas vizitës në Turqi: Për një

Të fundit