Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama zbulon emrat: Kush do kryesojë listat e PS në 12 qarqe, surpriza në Tiranë

Rama zbulon emrat: Kush do kryesojë listat e PS në 12 qarqe, surpriza

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar emrat e kandidatëve për deputetë që do të kryesojë listat e PS në 12 qarqe.

Shumica prej tyre janë gra dhe emra jo të njohur për politikën.

Tirana do të kryesohet nga dy personazhet e shumëpërfolur këto ditë, mjekja Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo.

Emrat:

Edona Bilali-Shkodër -Personazh shumë i respektuar në komunitet, e përfshirë prej vitesh në projekte me donatorët në mbështetje dhe nxitje të krijimit të ndërmarrjeve të vogla. Pedagoge ekonomie dhe doktorante në Austri. Është prurje e re e vjen nga aktivizmi.

Vlorë-Pranvera Resulaj –Ka qenë drejtore e Tatimeve në Vlorë, që gëzon reputacion si shërbëtore e biznesit meriton respekt dhe përputhet njohja që kemi për të, kërkesa që vjen në mënyrë këmbëngulëse nga komuniteti.

Greta Duraku-Kukës-Është e angazhuar prej vitesh në sektorin privat si drejtuese në kompani të ndryshme dhe duke qenë se është paraqitur në platformën tonë ‘deputreti që duam’ dhe perfomranca e saj aty ishte pozitive, marrë edhe opinionin e qytetarëve. Kemi bërë matje të opinioneve për të vlerësuar pëlqyeshmërinë e individëve.

Eni Zake-Korçë-Administratore e universitetit të Korcës, anëtare e Këshillit Bashkiak, pedagoge dhe në të njëjtën kohë me shumë aktivitet komunitar.

Lavdrim Krashi- Dibër, emigrant profesionist nga Britania e Madhe. Është i njohur nga komuniteti dibran, në veçanti në Londër. I përkushtuar ndaj njerëzve.

Hatixhe Konomi-Berat-master në Francë, ka punuar në sektorin e ndërmjetëm shtet-privat, organizata ndërkombëtare

Tiranë-Najada Como dhe Luljeta Bozo, dy profesioniste fantastike, të vyera për ne. Jam krenar që PS që u jep mundësinë pensionistë të kenë deputeten e tyre, gjyshërve të ndihen të përfaqësuar dhe për herë të parë të mos kenë të tjerë që flasin për ta.

Erion Brace –Fier. është vendi i një socialiste të paepur.

Evis Kushi-Elbasan. Ministrja jonë e Arsimit, e nisi rrugëtimin nga bota akademike. Ka bërë më të mirën në Kuvend për të përfaqësuar Elbasanin e PS. Si ministre e arsimit është një nga surprizat e eksperiencës time.

Mirela Kumbaro-Gjirokastër , i dyti Bledi Cuci.

Lindita Nikolla-në Kurbin (Lezhë). Në atë zonë gratë janë e ardhmja.

Milva Ekonomi-Durrësi. Do ta ngjisim në Krujë për të përfaqësuar qarkun e Durrësit . Milva është gjithçka që e kategorizon qytetarinë durrsake.

 

Të fundit