Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama zëvendëson Ahmetajn me Ballukun. Miratohen në Kuvend dekretet e presidentit Bajram Begaj

Rama zëvendëson Ahmetajn me Ballukun. Miratohen në Kuvend

Miratohen në Kuvend dekretet e presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri.

Maxhoranca socialiste miratoi me 76 vota pro dhe 32 kundër Belinda Balluku si Zv. Kryeministre pas shkarkimit të Arben Ahmetajt.

Po ashtu, miratohet me 76 vota pro Majlinda Dhuka si ministre shteti, e cila do të jetë kryenegociatore e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE.Dhuka zëvendësoi në detyrë Zef Mazin.

Për shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kreyministrit pati 103 vota pro dhe 3 kundër. 

Opozita kërkoi që votimi i dekreteve të shoqërohet edhe me debat në Kuvendin e Shqipërisë, por kërkesa e tyre u rrëzua nga Kuvendi.

Ky fakt u prit me kritika në nisje të seancës parlamentare nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj.

Sipas Berishës, deputetëve iu mohua fjala për të fshehur aferat që sipas tyre është përfshirë Ahmetaj dhe Rama. 

Pas debateve, seanca u ndërpre për disa minuta për procesin e votimit të dekreteve të Presidentit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit