Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama zihet ngushtë nga gazetarja: Akuzoni opozitën për blerje votash, por zgjedhjet i fitoni ju?!

Rama zihet ngushtë nga gazetarja: Akuzoni opozitën për blerje

Kryeministri Edi Rama doli në mbrëmje vonë në konferencë me gazetarët pas zgjedhjeve vendore që u mbajtën dje.  

Ramës i rikthyen gazetarët në vëmendje deklaratat e tij gjatë fushatës dhe akuzat ndaj opozitës për blerje votash.

Ai u pyet se si ka mundësi që akuzon opozitën me të tilla akuza, por zgjedhjet i fiton PS. Rama tha se përgjigjen se kush është tregtari më i madh i votave në Shqipëri ta japin edhe peshqit te liqeni artificial i Tiranës, nëse do i pyesësh.

Pjesë nga diskutimi:

Si ka mundësi që ju akuzoni opozitën që blen vota dhe zgjedhjet i fitoni ju?

Unë kam kohë që nuk jam marrë me këtë çështje. Në Vaun e Dejës kemi pasur një rast konkret dhe e kam thënë.

Rama: Tregtari më i madh i votave në Shqipëri është në rrugën e Lirisë, edhe po t’i drejtoheni peshqve te liqeni artificial do j’ua thonë se kush është. Kjo është një përpjekje aq e marrë për të mohuar realitetin dhe është shkaku kryesor që ata bien po në atë gropë edhe më thellë. Nuk kam asnjë dëshirë dhe asnjë nevojë dhe dëshirë të tregoj kush i bleu e kush jo.

Sondazhet nuk blihen, nëse mendon se sondazhet në televizione janë të blera, ti mund të bësh sondazhin tënd. Unë nuk kam parë që nga viti 2007 që i nxjerr ata përpara. Nëse kjo nuk mjafton, nuk ka mënyrë tjetër për të thënë ‘i’am sory’.

Si ka mundësi që Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja që kanë dalë në përgjime nuk janë në burg, ndërsa Beleri është në burg?

Tjetër gjë është të dalësh në përgjim duke folur dhe tjetër gjë është të provohen që gjërat që t’i ke folur të jenë bërë akte. Është logjizëm ekstravagant.
[23:09, 15/05/2023] Suela Politiko: Rama zihet ngushtë nga gazetarja: Si ka mundësi që akuzoni opozitën për blerje votash, por zgjedhjet i fitoni ju?!

Të fundit