Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i paraprin investigimit të radhës nga RAI3, publikon foto me gazetarin italian: Dëgjoni e gjykoni vetë

Rama i paraprin investigimit të radhës nga RAI3, publikon foto me

Emisioni “Report” i RAI3 do të transmetojë detaje të tjera nga marrëveshja Itali-Shqipëri për kampet e refugjatëve që do të ndërtohen në Gjadër, ku do të flaës edhe kryeministri Rama.

Ky i fundit duket se i ka bërë parapritë intervistës teksa ka ndarë në faqen e tij në Facebook, një foto me gazetarin Giorgio Mottola. Bashkangjitur fotos Rama shkruan “e dua Giorgion por më shumë dua të vërtetën”.

Rama i referohet edhe njëherë investigimeve të mëparshme të RAI3 për Shqipërinë, duke i quajtur sërish si llumi i eksportuar nga kanalet mediatike e politike të Tiranës duke cenuar imazhin e Shqipërisë.

“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politik italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës,  duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.

Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.

Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë”, shkruan Rama.

Giorgo Mottola paraljmëroi edhe një intervistë ekskluzive të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj I cili ndodhet në arrati. Ish-numri dy i qeverisë shqiptare ka deklaruar se grupet kriminale në Shqipëri i fitojnë kontrata falë udhëheqësve dhe pastrojnë para përmes ndërtimit. Ai ka shtuar se këto grupe kriminale koordinohen me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit