Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama:Njerëzit kurohen jashtë se dëgjojnë propagandën e opozitës, kemi spitale si në Francë, Gjermani, Angli e Turqi

Rama:Njerëzit kurohen jashtë se dëgjojnë propagandën e

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të kritikëve se si qeveria po menaxhon situatën e pandemisë.

Nga spitali i Vlorës, Rama thotë se njerëzit ikin të kurohen jashtë nga propaganda e opozitës, pasi sipas tij spitalet janë si në Francë, Gjermani, Angli e Turqi

“Ky spital që shohin njerëzit sot me gjithë këto aparatura e sistem logjistike, që është si në Francë, Gjermani, Angli e Turqi ku shkojnë, se dëgjojnë gjithë atë propagandë.

Ky spital që shohin njerëzit sot me gjithë këto aparatura e sistem logjistike, që është si në Francë, Gjermani, Angli e Turqi ku shkojnë, se dëgjojnë gjithë atë propagandë.

Shumica e njerëzve që flasin për spitalet o kanë qenë më parë në spital dhe vazhdojnë të parafytyrojnë spitalet e djeshme, ose kanë dëgjuar nga tjerët dhe u ka mbetur fiksimi që po erdhe këtu është qamet.

Këto aparatura janë të 2014-ës.  Këtu ishte qamet deri në 2014-ën. Sot ka komplet një pamje dhe përmbajtje tjetër dhe ne jo vetëm s’kemi për momentin problem kapacitetesh, mund të kishim pasur, nuk e  di a e dëgjuat rastin e Belgjikës, pasi vendosi që mjekë e infermierët që dolën pozitivë të vazhdojnë punën se skam ë. Por kemi kapacitet 25% te spitalet covid, kemi edhe covid 4 dhe spitalet rajonale.

Propaganda e shfrenuar e për testet. ne kemi besim te Komiteti ynë i ekspertëve. Dhe nëse ne sot jemi në gjendje që të angazhojmë para, jo për të rimbursuar që deri dje nuk e bëmë se se bënim dot se duhet planifikuar me hamendje. Nuk na është kërkuar kjo gjë nga komiteti dhe sot debati që po bëhet në vendet që kanë bërë shumë teste, po pse nuk është ndalur zinxhiri i infeksionit?

Këtu nuk po them që e kemi bërë ne zbulimin, që s’është nevoja të bëhen teste, teste...dhe të mos mbash vëmendjen te zinxhiri, por kur del Merkel e thotë po del jashtë kontrollit zinxhiri ka një logjikë. Rezultati ka rëndësi, tjerat janë taktika.

Rezultati është i qartë, kemi fatalitete jo më të larta se tjerët, kemi ekuilibër në rajon pozitiv, edhe pse bilanci bëhet në fund. Në këtë kohë, Shqipëria nga këto investime në vite ka spitale për covid që nuk kanë asnjë dallim nga tjerët. Komiteti ynë i Ekspertëve janë në kontakt me homologët e tyre në Gjermani, nuk është e rastësishme që drejtori i OBSH për Europën bën vlerësime maksimale”, tha Rama.

Të fundit