Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ramën e zë frika në Berat, 'ultimatum' grave: Mbyllini burrat në shtëpi në 14 maj

Ramën e zë frika në Berat, 'ultimatum' grave: Mbyllini

Kryeministrin e vendit, Edi Ramën mesa duket e ka zënë frika. Në çdo takim që kryen në kuadër të fushatës elektorale të 14 majit, Rama u ka kërkuar grave që i kanë burrat demokrat ti kyçin në shtëpi që të mos shkojnë të votojnë.

Edhe këtë herë, dhe nga Berati, thirrja është e njëjtë. Rama ka thënë që burrat të lajnë xhamat e të bëjnë byrek, duke shtuar se rezultati për opozitën do të jetë i rëndë.

Ai nuk ngurroi të bënte edhe krahasime për kandidatët e opozitës, që sipas tij, as me gomerët nuk mund të krahasohen.

Në datën 14 shkohet në Pazar për të marrë kalin që do të tërheqë karrocën. Tani kuajt i keni këtu bashkë me kryekalin. Gamari e merr një dru nga këtu e çon atje. Atyre po u dhe një dru në dorë, o të gjuajnë, o të vënë flakën. Gratë nuk kanë kohë për të humbur, gratë janë si Shqipëria. Gratë duhet t’u thonë burrave mos na turpëro.

Edhe ti thonë burrave në rast se nuk do t’i shohësh këta të tjerët, mos dil fare nga shtëpia. Atë ditë gratë t’i detyrojnë burrat të mbyllen në shtëpi. Atë ditë burrat demokratë të lajnë xhamat dhe të bëjnë edhe byrek. Gratë e tyre t’u bëjnë dhe dhallë që të shtyjnë byrekun me dhallë kur të dalin rezultatet, se rezultati do të jetë shumë i rëndë për ta.

Por në fund fare rezultati nuk do të jetë i rëndë për ta. Rezultati do të jetë i rëndë për faqen e zezë dhe për “Like Floririn”. Ju hëngsha zemrën e kuqe flak”, u shpreh Rama.

Të fundit