Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ramës s’i del inati me Albin Kurti: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me të

Ramës s’i del inati me Albin Kurti: Nuk shkova në Prishtinë

Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe në Malin e Zi lidhur me mos pritjen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje në Kosovë, si dhe nëse kjo e ndryshon marrëdhënien e dy qeverive.

Ai tha se në Prishtinë erdhi si kryeministër i Shqipërisë dhe jo “për t’u martuar me Albinin”, ndërisa tha se nuk ndihet i fyer që Kurti s’e priti në takim.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin dhe nuk ndihem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Unë në Prishtinë siç erdha edhe këtu për të pasë takime si kryeministër i Shqipërisë dhe në mënyrën më absolute s’kam asnjë problem personal e aq më pak problem institucional me kryeministrin e Kosovës. Kam vetëm mendime të kundërta me një situatë të caktuar”, u shpreh Rama.

 

 

 

Të fundit