Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ranë në krye të detyrës/ Fëmijët marrin statusin “në Përkujdesje të Republikës”, çfarë parashikon paketa e mbështetjes

Ranë në krye të detyrës/ Fëmijët marrin statusin

Fëmijët e prindërve të rënë në krye të detyrës kanë përfituar statusin “Fëmijë në Përkujdese të Republikës”.

Në një aktivitet të zhvilluar me praninë e fëmijëve dhe familjarëve të të rënëve në krye të detyrës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha “akordojmë Statuset per fëmijët e heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut, si shenjë mirënjohjeje për sakrificën vetmohuese të baballarëve tuaj të dashur, të djemve tuaj të shtrenjtë, që sot nuk janë më mes nesh”.

Paketa e mbështetjes për fëmijët në përkujdesje të Republikës parashikon:

- 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,

- 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;

- 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë;

- 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;

- 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

 

Të fundit