Flash News

Ditari i Maxhorancës

Raporte të ftohta? Rama u përgjigjet zërave: Me Sandrin kisha një sfidë intelektuale, Çuçi më shumë përvojë në drejtim

Raporte të ftohta? Rama u përgjigjet zërave: Me Sandrin kisha

Kryeministri Edi Rama është ndalur te raportet që ka patur këto dy vite me Sandër Lleshajn si ministër i Brendshëm.

Ndërsa në media u përfol se marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar pas dorëheqjes së Lleshajt, Rama tha se puna me të si këshilltar dhe ministër ka qenë më shumë një sfidë intelektuale.

“Kam patur fatin të punoj për nj kohë relativisht të gjatë, se koha në këtë detyrë është me e gjatë se koha kur s’ke punë

Edhe si këshilltar dhe ministër më ka dhënë kënaqësi puna me Sandrin se ka qenë një sfidë intelektuale në ballafaqimin e opinioneve, në sinqeritetin e shprehjes së mendimeve, kemi patur dakordësi të vazhdueshme , edhe kur skemi qenë dakord kemi komunikuar dhe të krijojmë dakordësi, kishim raport perfekt.

Sandri një ditë do ta dëshmojë se e ka me përvojë ndryshe nga c’dukem tërhiqem më shpesh kur është fjala te argumentet”, tha Rama.

Duke u ndalur te ministri pasues, Bledi Çuçi, Rama tha se ka përvojë më shumë në drejtim.

Një tjetër bashkëpunëtor i kahershëm, e njeh këtë godinë. Atëherë nuk ka qenë kaq e bukur sepse ka punuar me pushtetin vendor për shumë kohë. Ka qenë pjesë e strukturës së ministrisë së pushtetit vendos si binjake e asaj të Punëve të brendshme.

Ministri i ri ka më shumë eksperiencë në drejtim, ka qenë ministër i shtetit për antikorrupsionin, ka drejtuar edhe ministrinë e Bujqësisë. E ka të qartë që punët e brendshme nuk janë vetëm rend, por më shumë se kaq.

Punën e nisur bukur nga Sandri për të garantuar rendin në territor jo vetëm në sensin e përballjes me krimin që ende nuk janë integruar si objektiva të barazvlefshëm edhe për aspektin e finalizimin e procesit antik të vendosjes së adresave në vend.

Me ministrin e ri krijojmë premisa puna të vijojë, ritmi të rritet, ndarja e punëve të shkojë duke u konsoliduar “, tha Rama.

Të fundit