Flash News

Ditari i Maxhorancës

Raporti i ngushtë me Erdogan, Rama: S’kemi pse zgjedhim o andej, o këtej. Miq me Turqinë, aleatë strategjik me SHBA-BE

Raporti i ngushtë me Erdogan, Rama: S’kemi pse zgjedhim o andej, o

Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëdhëniet e afërta me presidentin turk Erdogan.

I pyetur nga gazetarët për këto raporte prekin raportet e Shqipërisë me SHBA-Be, Rama tha se askush nuk duhet të shqetësohet për këto raporte pasi sipas tij nuk ka pse të bëhen zgjedhje mes dy palëve.

Rama: Nuk besoj se kushdo qoftë në Shqipëri apo BE duhet të shqetësohet për këto marrëdhënie. Edhe në kohën kur Shqipëria ishte vend shumë i mbyllur, prapë marrëdhënia me Turqinë ishte aty.

Kur vjen puna te marrëdhënia ime me Erdogan nuk ka asgjë për tu shqetësuar janë për të qeshur shumë nga ato që thuhen. E vërteta është që janë disa gjëra që nuk zhbëhen. Unë nuk di  një qeveri tjetër përveç asaj të Erdogan asaj kohe kryeministër të jetë mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm për të ndjekur direkt punimet e parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur në atë moment. Këtë e ka bërë zotëria në krahun tim. Përtej të gjitha teorive mendoj se roli i Turqisë në rajonin tonë është i pazëvendësueshëm.  

Në arenën e marrëdhënieve politikke ndërkombëtare nuk është e shpeshtë të takosh njerëz që po-në e kanë po dhe jo-në e kanë jo. Që kanë përmbajtje plastike por që janë prej mishi e gjaku dhe një nga ata njerëz është Erdogan. Nuk kam dëgjuar në takimet me të kokë më kokë asgjë që nuk e kam dëgjuar publikisht. Këtu ka vetëm të mira por edhe për raportet mes vendit tonë dhe BE, rajonit e BE. BE pa Turqinë do ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot për keq. Turqia është valvul e pashmangshme sigurie për BE. Këtë e kam thënë në cdo takim se kjo është e vërteta.

Jemi miq të ngushtë më Turqinë dhe aleat strategjik me SHBA e BE. Nuk jemi për të bërë zgjedhje o këtej o andej sepse zgjedhja është e qartë, Shqipëria.

Po e mbyll me fjalën e Erdoganit Në fund të ditës cdo vendimmarrje e jotja është për shqiptarët, aq për Turqinë e as për tjerët.

 

Të fundit