Flash News

Ditari i Maxhorancës

Raporti i OSBE/ODIHR 'nxiu' zgjedhjet e 11 majit, Rama: Nuk bëjmë dot zgjedhje si në Danimarkë

Raporti i OSBE/ODIHR 'nxiu' zgjedhjet e 11 majit, Rama: Nuk

Kryeministri Edi Rama u pyet sot në përfundim të Samitit lidhur me raportin e OSBE/ODIHR lidhur me gjetjet në ditën e zgjedhjeve teksa ka evidentuar shkelje te rënda dhe abuzimet e partisë në pushtet. 

Në raportin e OSBE/ODIHR thekson se PS përdori administratën dhe bëri presion nëpunësve të administratës. Po kështu u evidentua shkelja e rëndë dhe akti i paprecendtë i Ramës ndaj Kodit Zgjedhor duke falur gjobat 2 ditë para zgjedhjeve.

Sakaq, Rama tha se çfarë do që do të duhet të përmirësohet, do të trajtohet zgjedhje pas zgjedhje. 

“Duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali të një deklaratë shumë më të gjatë e gjithëpërfshirëse që përshëndeti zgjedhjet shqiptarë dhe iu është referuar akuzave që lidhen me raportin paraprak dhe raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej dhe të ballafaqohen me prova. Ndaj do të thoja në këtë drejtim zgjedhjet janë shprehja e vullnetit të popullit shqiptar 100% jo 99.

Për pjesën tjetër, çfarë do që do të duhet të përmirësohet, do të trajtohet pa dyshim. Këtë kemi bërë zgjedhje pas zgjedhje. Kështu e kemi përmirësuar procesin tonë zgjedhor, i cili nuk është ende si në Danimarkë, por që është shumë më i mirë se ishte dhe është në pajtim me standardet e OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit