Flash News

Ditari i Maxhorancës

Raporti i PISA/ Zhupa: Jemi më poshtë se Uzbekistani, Manastirliu justifikohet: Ndikuan pandemia dhe tërmetia

Raporti i PISA/ Zhupa: Jemi më poshtë se Uzbekistani, Manastirliu

Deputetja demokrate Ina Zhupa, në interpelancë me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, foli për raportin e PISA-s i cili e rendiste Shqipërinë  më poshtë se Palestina dhe Uzbekistani.

Zhupa u shpreh në vendin tonë është thelluar analfabetizmi.

“Pas daljes së rezultateve të Pisës, që ishin të dhëna turpëruese. Ky është një raport që zhvesh propagandën dhe dëshmon rrënimin e sistemit parauniversitar në Shqipëri. Shqipëria kishte rënie më të madhe të ndonjë shteti në rajon, krahasuar dhe me veten që në vitin 2009. Ka rënë me 47-68-50 pikë. Ne renditemi më poshtë se Palestina, se Uzbekistani. Kishim rënie më të madhe se të gjitha vendet e tjera. Aftësitë e nxënësve tanë janë kthyer pas në vitin 2000. Është thelluar analfabetizmi. Jemi katandisur në tre fusha kryesore”, tha ajo.

Manastirliu u justifikua duke thënë se në performancën e dobët të Shqipërisë në arsim, ndikoi edhe pandemia e tërmeti.

“Ne nuk fshihemi pas gishtit nuk pranojmë dot të themi që PISA ishte performancë që ka ecur në hapin që ne do të donim, por kemi bërë një analizë si një vlerësim që në kontekstin ndërkombëtar është lexuar nga ekspertët më të mirë. Për të dhënë një kontekst, ka vende shumë të zhvilluara si Gjermania që në 2022 u ul me 25 pikë. Performanca jonë ishte në ulje, por u ndikua nga disa faktorë, kemi bërë analizë për të marrë masa. Ka pasur faktorë që kanë ndikuar, si pandemia, tërmeti”, tha ajo.

Të fundit