Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Rastet me Covid janë të larta", Tomini: Të ndalohen grumbullimet! Tani e tutje festoni me familjen

"Rastet me Covid janë të larta", Tomini: Të ndalohen
Në foto: Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini

Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka pranuar numrin e lartë të të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, në raportin 347 raste për 100 mijë banorë.

Megjithatë, pavarësisht nivelit të lartë të rriskut, Tomini shton se javën e fundit është vërejtur një ulje e lehtë e shifrave.

Rastet janë të larta, 347 raste për 100 mijë banorë. Vetëm javën e fundit kemi një tendencë ulje, 1.2 herë më pak se një javë më parë, pra java 47 me 48. Qarku me peshën më të madhe është Tirana, pasuar nga Gjirokasta dhe Lezha.

Niveli i riskut sa i përket transmetimit është i lartë. Java e fundit ka treguar ndikim të masave ndërhyrëse dhe po mendohet të përvijohet”, tha Tomini.

Referuar një mbyllje të mundshme të çerdheve apo kopshteve, Tomini është shprehur se një gjë e tillë nuk është e nevojshme, pasi kjo kategori nuk përbën rrezik.

“Sa i përket çerdheve dhe kopshteve, nuk kemi evidentuar trend në rritje, në moshën 0 deri në 4 vjec incidenca është shumë e ulët. Nuk kemi evidentuar shpërthime masive në çerdhe apo kopshte. Grumbullimet masive dhe festat sigurisht që janë element që duhet të priovohen, të ndalohen. Tani e tutje është e mirë të festojmë në familjen e ngushtë”, tha Tomini.

Të fundit