Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Tirja'/ Rama: Babëzi e pashembullt nga një personazh i neveritshëm, përdorni mediat nëse s'keni besim te drejtësia

'Tirja'/ Rama: Babëzi e pashembullt nga një personazh i

Kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish sot nga Kuvendi rastin e sanitares Tire Alldervishi në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ e cila duke u hequr si infermiere i zhvati rreth 8 mln lekë familjares së një pacienteje e cila pas 28 ditësh humbi jetën nga Covid-19.

Rama e cilësoi sanitaren, tashmë pas hekurave, si një personazh të neveritshëm, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë raste të tilla, në mos në organet e drejtësisë, në mediat invetigative.  

Ka patjetër momente të trishtueshme, siç ishte momenti i shfaqjes së një harbutërie dhe babëzie të pashembullt nga një personazh i neveritshëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”, aq i trishtueshëm ishte një moment i tillë aq edhe pozitive që një qytetare denoncoi që një media investigative e mbështeti qytetarin dhe personazhi abuziv është prapa hekurave.

Ne jemi në gatishmëri të plotë për të reaguar ndaj çdo shfaqej abuzive kudo qoftë dhe sidomos në sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të mos heshtin, të mos struken dhe të denoncojnë çdo rast të çfarëdo niveli abuzimi se mbase raste të një shëmtie të tillë mund të mos quhen të përditshme, por në të përditshmen edhe një vonesë e shkaktuar për pak mijë lekë të vjetra është abuzim. Është e patolerueshme që një pakicë në sistemin shëndetësor të njollos bluzat e bardha të Republikës së Shqipërisë.

Është e patolerueshme që gjithë kjo punë kolosale që është bërë, të njolloset nga elementë të tillë. Nga ana tjetër është po kaq e pa tolerueshme dhe e pa moralshme që kushdo bie viktimë e këtij abuzimi të heshtë.

Nëse ka ende mungesë besimi te organet e drejtësisë është plotësisht e justifikueshme që dikush ta ketë më të lehtë të shkojë te një media investigative dhe ta bëjë këtë gjë dhe kjo është puna më e mirë që mund të bëjë sot dhe për ta forcuar sistemin e drejtësisë edhe më shumë dhe për ta ndihmuar sistemin tonë të shëndetësisë të përparojë edhe më shpejt. Është një punë atdhetare që të japësh kontributin tënd”, u shpreh kryeministri.

 

 

 

 

 

 

Të fundit