Flash News

Ditari i Maxhorancës

Reforma në drejtësi, Rama: Amerikanët sollën 'Noc Rrokun', e solli PS me mua në krye

Reforma në drejtësi, Rama: Amerikanët sollën 'Noc

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reformën në drejtësi e ka sjellë Partia Socialiste. I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Rama tha ndër të tjera se amerikanët edhe evropianet kanë pasur shumë rezerva dhe ishin shumë mosbesues.

"Amerikanët kanë sjellë Noc Rrokun këtu, sepse këtë e ka sjellë PS me mua në krye. Që të jemi të qartë edhe amerikanët edhe evropianet kanë pasur shumë rezerva, ishin shumë mosbesues.

Mbështetja për amerikane ka qenë absolute, por askush nuk e ka pasur vullnetin tim për ta ndarë drejtësinë nga pushteti politik. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë nuk ka ndodhur që të merren të pandehur, ministra, deputetë e kryetar bashkish. Kjo ka qenë ajo që unë kam ëndërruar, që të godasë majtas e djathtas”, tha ndër të tjera Edi Rama.

Të fundit