Flash News

Ditari i Maxhorancës

Reforma në Drejtësi, Rama tregon dallimin mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim: Lufta e Shqipërisë, krijimi i një sistemi imun anti-korrupsion

Reforma në Drejtësi, Rama tregon dallimin mes vendeve të

Kryeministri Rama ka marrë pjesë në konferencën e Lartë Antikorrupsion e cila po organizohet ditën e sotme me pjesëmarrje të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, por edhe ambasadorëve, e SHBA-së Yuri Kim dhe i BE-së, Luigi Soreca.

Duke folur për Reformën në Drejtësi dhe problematikat me korrupsionin, Rama mbështeti mendimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim, se korrupsion mund të kenë edhe vendet më të mëdha, duke shtuar se lufta e Shqipërisë është për të krijuar një sistem imun ndaj korrupsionit.

Më vjen mirë që sot po flasim për korrupsionin. Lufta e korrupsionit është në thelb një luftë për modernizimin e shtetit. Kemi korrupsion kur shteti është i padisponueshëm për të dhënë atë që i takon gjithkujt, dhe kur shteti është i pafuqishëm për të vendosur interesin publik mbi privatin.

Dallimi mes vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim nuk është një dallim mes popujve, por një dallim sistemi. Vendet e zhvilluara nuk janë imune ndaj korrupsionit sepse korrupsioni është si djalli që fle brenda dhe djalli është pjesë njerëzve. S’janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi njerëzit. Por vendet e zhvilluara kanë struktura që e bëjnë të vështirë penetrimin e korrupsionit. Kanë struktura që bëjnë të mbizotëroj sistemi.

Kjo është një luftë për të krijuar sisteme imune. Mendoj që lufta kundër korrupsionit në Shqipëri për të krijuar sisteme që mund ta përballojnë ka nisur që me krijimin e Reformës në Drejtësi. Më para ka qenë luftë partizane me mullinjtë e erës. Fillimi i Reformës në Drejtësi janë baza për të pasur nesër një shtet institucional, më të fortë.

Kjo nuk është një luftë e thjeshtë dhe e shkurtër. Është një luftë e gjatë. Më vjen mirë që ambasadorja amerikane e pranoi që çdo shtet ka vulnerabilitetet e veta”, ka thënë Rama.

Të fundit