Flash News

Ditari i Maxhorancës

Reforma në Drejtësi, Xhafaj kritikon Kuvendin: Nuk i dha peshën që meritonte

Reforma në Drejtësi, Xhafaj kritikon Kuvendin: Nuk i dha peshën

Reforma në Drejtësi është roli parësor i Kuvendit. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, sipas ish-ministrit të Drejtësisë dhe deputet aktual i PS-së Fatmir Hxafaj, Kuvendi nuk e ka luajtur si duhet këtë rol.

I ftuar në A2 CNN, Xhafaj theksoi se Kuvendi është pushteti që e rrezikon më pak kontrollin mbi organet e drejtësisë dhe se ka mundësinë e ndryshimeve kushtetuese.

"Kemi arritur në fazën e ngritjes së institucioneve dhe funksionimin normal të tyre dhe kërkon një analizë për të kuptuar çfarë ka ndodhur dhe risitë e këtij procesi, dhe çfarë masash konkrete duhen marrë për të vazhduar. Ka disa aktorë që janë të përfshirë, por rolin kryesor e ka Kuvendi, se është pushteti që ka mundësinë e ndikimit më të vogël, ose më saktë që e riskon më pak kontrollin mbi organet e drejtësisë. E dyta se reforma zhvillohet në Kuvend dhe ka privilegjin e ndryshimeve kushtetuese e ligjore, dhe nga ana tjetër organet e reja informojnë para Kuvendit. Këto e bëjnë Kuvendin aktorin kryesor të zbatimit të reformës në drejtësi dhe megjithë përpjekjet që janë bërë, Kuvendi nuk e ka luajtur këtë rol siç duhet në këto vite," tha Xhafaj.

Shkak për mosfunksionimin e Kuvendit, sipas Xhafajt është dështimi në ngritjen e komisionit të monitorimit dhe koordinimit.

“Në ligj ne kishim paraparë ngritjen e një komisioni monitorimi e koordinimi që dështoi dhe nuk la gjurmë, për shkak se kuvendi nuk i dha peshën që meritonte. Ajo strukturë do të luante një rol nxitës dhe aktiv për ta çuar përpara procesin. Së dyti Kuvendi duhet të ndryshojë qasjen e tij me institucionet e reja. Kuvendi funksionon me rregulloren e vjetër me institucionet e reja. Parlamenti sot ka pjesën e monitorimit dhe koordinimit të këtij procesi, do të duhet të reflektonte dhe të ndryshonte," u shpreh Xhafaj.

 

Të fundit