Flash News

Ditari i Maxhorancës

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri takon delegacionin e OSBE/ODIHR: Të gatshëm për një tryezë të përbashkët me opozitën

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri takon delegacionin e OSBE/ODIHR: Të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka zhvilluar sot një takim me delegacionin e OSBE/ODIHR.

Në një postim në Facebook, Gjiknuri shprehet se në kuadër të dialogut me opozitën, ka ofruar gatishmëri për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për të diskutuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke përfshirë këtu edhe një nga kriteret e reformës zgjedhore siç është depolitizimi i administratës zgjedhore.

"Pata kënaqësinë të pres në takim një delegacion të ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek, shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

I falenderova për kontributin e tyre si në procesin e hartimit të reformës elektorale përpara zgjedhjeve ashtu edhe në monitorimin e mëpasshëm të procesit zgjedhor.

Duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm për procesin e dialogut politik rikthimin e opozitës në institucione, shpreha gadishmërinë e mazhorancës për tu ulur sa më parë në tryezë me opozitën me synim adresimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga raportet e OSBE/ODIHR-it, përfshirë nevojë për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Dialogu politik brenda institucioneve ka raste të shumta suksesi të kryerjes së reformave të rëndësishme bipartizane. Në këtë frymë, Partia Socialiste është e gatshme të ulet në tryezë dialogu me opozitën si për reformën zgjedhore ashtu edhe për atë territoriale," shkruan Gjiknuri në Facebook.

Kujtojmë se delgeacioni i OSBE/ODIHR do të zhvillojë takim edhe në selinë blu me kryedemokratin Lulzim Basha, teksa nuk janë dhënë detaje nga takimi që do të zhvillohet mes palëve.

 

Të fundit