Flash News

Ditari i Maxhorancës

Reforma Zgjedhore, sekretari i PS: Emigrantët mund të kenë numrin e tyre të mandateve në zgjedhjet e 2025

Reforma Zgjedhore, sekretari i PS: Emigrantët mund të kenë numrin

Sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore, PS, Eridian Salianji ka zbardhur synimet e PS në Reformën Elektorale.

Në një intervistë në studion e lajmeve në MCN, ai u ndal te vota e emigrantëve dhe tregoi variantin që preferon PS për përllogaritjen e mandateve të fituara prej tyre.

Me ndryshimet e fundit ligjore u bë e mundur që emigrantët kanë të drejtë të votojnë. Është e drejta e shprehur në Kodin Zgjedhor. Ne mbetemi të hapur.  

Ne kemi qenë promotorë sa i përket votës së emigrantëve. Mundet që emigrantët të kenë numrin e tyre të mandateve. Një opsion tjetër është zgjerimi i Tiranës, duke qenë vetë një zonë migratore. Pra, mbeten pa ndryshuar zonat zgjedhore, por ndryshon numri i mandateve.

Kjo nuk prek reformën territoriale. Thjesht llogaritet në cilin thes futet vota e emigrantëve. Variantet mbeten të hapura”, thotë Salianji

Identifikimi elektronik nxit propozimin për depolitizimin e komisionerëve zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme lokale.  

“Procesi është automatik që i kthen partitë në vëzhgues. Kjo do ishte risia që komisioni për zgjedhjet lokale mundet ta marrë një vendim të tillë”, tha Salianji.

Të fundit