Flash News

Ditari i Maxhorancës

Refuzoi listën e PS, Gjiknuri sqaron përplasjet me Lelin: U vetëpërjashtua, kjo çështje do diskutohet pas zgjedhjeve

Refuzoi listën e PS, Gjiknuri sqaron përplasjet me Lelin: U

Damian Gjiknuri, i deleguari i PS për qarkun e Vlorës, njëherësh kandidat për deputet në këtë zonë deklaron se kryebashkiaku Dritan Leli nuk është përjashtuar nga PS.

Në një intervistë për MCN, Gjiknuri sqaron se Leli ndërkohë nuk mund të bëhej pjesë e fushatës zgjedhore për sa kohë refuzoi të ishte në listën e kandidatëve për deputetë.

"Ishte zgjedhja e tij personale për të mos u angazhuar në këtë garë dhe këtu mbaron kjo histori, që do të thotë se kur refuzon këtë garë nuk mund të jesh as pjesë e ekipit që do ta marrë përsipër këtë barrë për rezultatin e PS. Natyrshëm ka dinamika e pikëpamje të ndryshme për menaxhimin e gjerave për bashkinë Vlorë. Ne jemi ekip i bashkuar, Leli nuk pranoi të ishte pjesë e garës, kjo është çështje që duhet diskutuar pas zgjedhjeve.

Leli nuk është përjashtuar nga PS, por nuk mund të jetë pjesë e fushatës për sa kohë refuzoi të bëhej pjesë e saj si deputet”, tha Gjiknuri.

Ai mohon se ka patur një skemë për të zëvendësuar Dritan Leli në krye të bashkisë së Vlorë.

Nëse i referohem nënkryetarit të bashkisë, them se nuk ka qenë ndonjëherë plan për të qenë ai i komanduar, përkundrazi do ishte një nga kandidatët që do përzgjidhnin strukturat nga nënkryetarët aktualë të bashkisë dhe jo personi në fjalë”, u shpreh Gjiknuri.

Të fundit